Kryesore » 2011 » Dhjetor » 11 » Skoda me model të ri
3:32 PM
Skoda me model të ri
Prodhuesi më i njohur çek i automobilave "Skoda auto” është duke përgatitur makinë të re të qytetit, më të madhe se modeli aktual, Yeti.Fabrika në Mlada Boleslav zhvillimin e tij tashmë do ta nisë, kështu që në treg do të duhet të paraqitej më së voni edhe për pesë vjet, i tha edicionit çek të revistës "Forbs”, drejtori i përgjithshëm i firmës, Winfried Vahland.Vetura sipas tij do të duhet të konkurronte me veturat sikur që është për shembull Kia Sorento, e cila është për gjysmë metër më e gjatë se Skoda Yeti, ndërsa në versionin bazë kushton 23.500 euro.Fabrika më e madhe çeke edhe më herët njoftoi që deri në vitin 2018 planifikon që të rrisë shitjen në 1.5 milionë makina në vjet. Në nëntë muajt e parë të këtij viti janë shitur 741.800 automobila. Në të njëjtën kohë prezantoi edhe dy makina të reja.Në fabrikën indiane në Pune më 9 tetor filloi me prodhimin serik të limuzinës së re kompakte asaj Rapid. Në muajin nëntor filloi edhe me shitjen e makinës së vogël asaj Citigo, e cila makinë prodhohet në fabrikën në Bratisllavë.
Fabrika e njohur në Mlada Boleslav deri më tani është duke prodhuar shtatë modele. Përkrah dy novitete të sivjetme në këtë fabrikë prodhohen edhe Octavia, Fabia, Roomster, limuzina Superb dhe makina e terrenit Yeti, njoftuan mediet çeke.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus