Kryesore » 2012 » Tetor » 16 » Si e mori emrin kompjuteri-tabletë Lenovo Yoga
9:26 AM
Si e mori emrin kompjuteri-tabletë Lenovo Yoga
Lenovo Yoga nuk është vetëm ripërcaktim i një linje të produkteve Lenovo, por emri e përshkruan produktin saktësisht.Shefi i kompanisë së marketingut thotë se emri për këtë seri pajisjesh Laptop- Tabletë hibride, ishte si emër i ri i cili do të ridefinojë llojin e pajisjes. Lenovo do të rishqyrtojë se si do të emërohen produktet në të ardhmen e afërt.Ekrani i Yoga mund të kthehet 360 gradë për shkak të një dizajni të veçantë. Kur ekrani kalon 180 gradë, tastiera automatikisht mbyllet, dhe kur është palosur plotësisht ajo në mënyrë efektive bëhet një tabletë.Ky është një dizajn i ri, dhe oficeri i lartë për marketingun i Lenovo, David Roman thotë se emri u konceptua shumë herët në proces. "Yoga ishte në fakt emri i koduar",- thotë ai, "por emri i koduar ishte aq logjik, kjo ishte një përshtatje e përsosur, kështu që përfundoi duke u bërë emri i vërtetë i pajisjes. Dhe kjo e bëri të justifikueshme që të ketë një emër (në vend të një numri), sepse kjo është me të vërtetë një kategori e re."

Kompania Lenovo po punon për emërtimin e pajisjeve në përgjithësi

Emri Yoga qëndron në kontrast me emrat pak kreativ të produkteve Lenovo, siç janë tabletat e saj të parë me procesor Intel Atom, "ThinkPad Tablet 2."

Roman thotë se ai e njeh pabarazinë, dhe se kompania është duke bërë diçka në lidhje me këtë punë. "Ne jemi duke punuar për emërtimin e produkteve tona në përgjithësi",- thotë ai.

"Ne nuk mendojmë ta emërtojmë me diçka jo interesante. Emri vetëm me seri mund ti bëj njerëzit konfuz. Duke u parë produktet veçmas ka kuptim, por nëse ata vihen së bashku mund të krijohet konfuzion. "
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus