Kryesore » 2012 » Gusht » 7 » Shpëtoni fotografitë nga inboxi
12:51 PM
Shpëtoni fotografitë nga inboxi
Fotografitë që i dërgojmë me email tek dikush ose që na vijnë kanë një jetëgjatësi të shkurtër përpara se të përpihen në humnerën e inboxit tonë.Këto janë zakonisht fotografitë më të mira dhe më qesharaket – pas së gjithave, ju keni shpenzuar kohë që t’i dërgoni ato me email.
Lost Photos është një shërbim në Ueb që lokalizon ato fotografi që ishin dërguar ose marrë dhe ruajtur në një llogari në email. Fotografitë pastaj shkarkohen dhe dërgohen në kompjuterin tuaj.Shërbimi, i krijuar nga Space Inch, mbanë të gjitha fotografitë e juaja në një ndërfaqe të bukur, ku mund t’i shfletoni dhe shpërndani me shpejtësi në Facebook, Twitter dhe email.
Bashkë-themeluesi i Space Inch, Josh Segal, thotë që Lost Photos është tërësisht në anën e klientit. Shërbimi nuk grumbullon ose ruan informacionet tuaja të qasjes. Ai bartë të dhënat në dhe nga serverët e emailave duke përdorur një lidhje të sigurt (SSL).

Për 3 dollarë ju mund ta shkarkoni aplikacionin për OS X dhe t’i keni fotografitë të eksportuara në pajisjen tuaj mobile.

Lost Photos tejkalon folderët e spamit dhe emailave të fshirë të cilat duhet të jenë të emëruara në anglisht, vetëm kur përdoruesi i riemëron ata folderë.

Zhvilluesi Andy Ross tregoi për Mashable që skuadra e Space Inch është duke punuar në përshtatjen e aplikacionit edhe për gjuhët e huaja.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus