Kryesore » 2012 » Maj » 25 » Shitja e Windows Phone në Kinë tejkalon iPhone
0:15 AM
Shitja e Windows Phone në Kinë tejkalon iPhone
Michel van der Bel, shef i operacioneve të Microsoftit në Kinë, në një deklaratë për një gazetë lokale është lavdëruar se si shitja e Windows Phone në vendin në të cilin ai është përgjegjës ka tejkaluar shitjen e iPhone. Ai pohon që dy muajt e fundit Microsofti ka arritur një hise për një për qind më të madhe se të Apple, që, nëse del e saktë, do të ishte një sukses i madh kur kihet parasysh që platforma Microsoftit është relativisht e re në këtë treg mjaft të rëndësishëm (është prezantuar në fillim të vitit). Po ashtu, nuk duhet harruar që iPhone akoma nuk shitet përmes operatorit më të madh mobil në Kinë.
Sido që të jetë, tani për tani të dhënat e vetme zyrtare vijnë nga kompania Analysis International për çerekun e fundit të vitit të kaluar, sipas të cilave Androidi ka gati 70 për qind të tregut, ndërsa iPhone 5,7 për qind, ndërsa Windows Phone nuk është prezantuar fare në këto të dhëna.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus