Kryesore » 2011 » Maj » 13 » Shitja e iPhone dhe iPad mund të përjetojë “telashe”
12:49 PM
Shitja e iPhone dhe iPad mund të përjetojë “telashe”
jë mungesë e pjesëve e edhe e punëtorëve në një prej fabrikave më të mëdha të Foxconn Electronics, ka gjasa që të shfaq ndikimin e vet në prodhimin e iPad 2 dhe iPhone 4, dhe në përgjithësi në shitjen e tyre.
Digitmes shkruan se prodhimi në fabrikat e Foxconn në Chengdu, Kinë që krijon njësitë iPad 2 për Apple si dhe pajisje tjera për prodhues tjerë, momentalisht është duke përjetuar mungesë edhe të komponentëve e edhe të fuqisë punëtore. Kjo thuhet se do të ketë ndikim në prodhimin e përgjithshëm të kompanisë, që arrin të sjellë në treg 2.5 deri në 3 milion iPad 2.
Pavarësisht kësaj një zëdhënës i Foxconn ka thënë se janë duke punuar me mund për të arritur kërkesat e klientëve për iPad 2, që në pjesën më të madhe prodhohet në fabrikën e Foxconn në Shenzhen, Kinë.

Mungesat e pjesëve thuhet se do të kenë ndikim edhe në disa prodhues tjerë, në veçanti të atyre që merren me celularë dhe tablet. Duke cituar burimet e veta, Digitimes ka thënë se prodhuesit po punojnë me mund prapa skenave për të rritur stokun e inventarit para se të paraqitet ndonjë krizë e mungesës së pjesëve. /pcworldalbanian
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus