Kryesore » 2012 » Qershor » 20 » Shfaqet Nokia 808 PureView
3:16 PM
Shfaqet Nokia 808 PureView
Nokia më në fund ka lajmëruar që smartfoni 808 PureView do të dalë në shitje për konsumatorët në Shtetet e Bashkuara. Në një postim në blogun e vet zyrtar, Nokia tha që qytetarët në Shtetet e Bashkuara do të jenë në gjendje të blejnë një version të zhbllokuar të 808 PureView për 699 dollarë.Smartfoni do të punojë me një SIM kartelë për AT&T e poashtu edhe për T-Mobile. Sidoqoftë, përdoruesit do të jenë në gjendje të marrin shpejtësinë më të madhe vetëm nga rrjeti i AT&T; 808 PureView do të ketë shpejtësi të nivelit 2G në rrjetin T-Mobile.Në postimin e vet në blog, Nokia pranoi: "Elementet e teknologjisë PureView të Nokias do të integrohen në pajisjet e ardhshme Windows Phone.” Kjo nënkupton që kur të vijë sistemi operativ Windows Phone 8, do të shohim një produkt të stilit PureView nga Nokia që do ta përdor atë sistem operativ në vend të Symbianit.Porositjet për këtë telefon do të jenë të mundshme të bëhen në Amazon.com më vonë gjatë kësaj jave, por nuk ka ndonjë fjalë për lansim në tregun në Shtetet e Bashkuara. Versioni për Britani të Madhe i Amazon tashmë ka lajmëruar që do të shesë telefonat tek qytetarët e vet më 30 qershor me një çmim prej 499.98 funtash.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus