Kryesore » 2011 » Maj » 23 » Serverët e PirateBay – në shpellë!?
2:11 PM
Serverët e PirateBay – në shpellë!?
Ky lajm tingëllon njëjtë si titujt për fshehjen e Osama bin Ladenit nëpër shpella në Pakistan, ku mbetet gjallë me bukë e ujë, ndërsa ai ishte duke jetuar në një vilë të bukur, 100 metra larg shtabit të FBI-së në terren dhe shkruante e-maila të cilët për të i dërgonin nga Internet kafetë e afërta. Prandaj, merreni si të doni, por ka shumë mundësi që serverët e PirateBay në të vërtetë postohen në salla serverike të ndonjë telekom operatori mjaft të njohur.
Thuhet që serverët e këtij sajti të cilin e kanë ndaluar gjysma e botës, dhe ai akoma funksionon normalisht, janë të fshehur në shpella në pjesën rurale të Suedisë, që zbulohet nga fotografitë e serverëve të rinj të blerë për të freskuar infrastrukturën serverike. Siç shihet në foto, duket se Batmani është zhvendosur në Suedi dhe ka vendosur të jetë në anën e Piratëve... Sajti komplet postohet në 17 makina, që është e pritshme pasi që bëhet fjalë vetëm për fajllat tekstualë.
Çështja është se kush e siguron lidhjen e Internetit, e cila është njëjtë vitale për funksionimin e tij?
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 1.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus