Kryesore » 2011 » Maj » 9 » Seagate në 3 TB
12:04 PM
Seagate në 3 TB
Seagate prezanton diskun e parë me kapacitet prej 1 TB për pllakë brenda linjës së 2 produkteve GoFlex Desk. Disku më i madh në ofertë është i formatit 3,5” dhe ka kapacitet prej 3 TB me dendësi shkrimi prej 625 gigabitësh për inç katror.
Përveç këtij modeli, Seagate brenda linjës GoFlex Desk ka ndërmend të ofrojë edhe versionet me kapacitet prej 2, 1,5 dhe 1 TB, të cilët po ashtu kanë dendësinë e njëjtë të shkrimit të të dhënave. Kjo teknologji së shpejti duhet të jetë në dispozicion edhe brenda serisë Barracuda XT, fillimi i prodhimit të së cilës pritet kah mesi i këtij viti. Modelet GoFlex vijnë me NTFS driver të integruar, të cilët mundësojnë shfrytëzimin e kapacitetit të plotë në Mac dhe PC pa pasur nevojë për formatizim, ndërsa çmimet nuk dihen akoma.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus