Kryesore » 2012 » Dhjetor » 12 » Së shpejti vjen përditësimi Premium për smartfonin Galaxy S III (+VIDEO)
10:08 PM
Së shpejti vjen përditësimi Premium për smartfonin Galaxy S III (+VIDEO)
Poseduesit e Samsung Galaxy S III mund të presin një përditësim me përmirësime në kamerën dhe ndërfaqen e tij.Versioni Premium është një përditësim softuerik i ndërfaqes TouchWiz i Samsung-ut për Android, duke shtuar mbështetje për aplikacione që mund të ndahen në ekran dhe një ikonë për Facebook në ekranin e mbyllur si pjesë e përditësimit të Android Jelly Bean.Ai do të arrijë përgjatë aplikacionit sinkronizues Samsung Kies dikur mes 8 dhe 11 janarit, por Samsung thotë që data e përditësimit do të ndryshojë në varësi nga bartësi dhe shteti.
Disa përditësime i bëhen kamerës 8 megapiksell-she të Samsung Galaxy S III. Mostra Low Light Shot do ta bëjë më lehtë kapjen e pamjeve gjatë natës.Funksioni i ri Best Face bën pesë kapje të njëpasnjëshme dhe pastaj iu mundëson që të zgjidhni fytyrën më të mirë për secilin person në fotografi duke e krijuar një kompozim në rrugëtim (kështu që askush nuk është me sy të mbyllur).

Pajisja mbështet shpërndarjen automatike të fotografive përgjatë NFC-së

Një tjetër përditësim i kamerës, Easy Snap, është aktivizuar nga opsionet për qasje të telefonit për t’ia bërë të mundur S III që të ju tregojë se sa fytyra gjen në vëzhgimin e kamerës.

Pajisja po ashtu mbështet shpërndarjen automatike të fotografive përgjatë NFC-së. Përveç përmirësimeve në kamerë, përditësimi do të sjellë po ashtu disa veçori në multimedia.

Si me smartfonin Galaxy Note II, S III do të marrë veçorinë e shumë dritareve që iu mundësojnë që të hapni dy aplikacione të ndryshme në të njëjtën kohë.

Mostra e re për "Ruajtje” është e ngjashme me lexuesin në iOS, që iu mundëson të rimerrni vetëm tekstin dhe fotografitë në një artikull, pa ndonjë pengesë tjetër.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus