Kryesore » 2012 » Dhjetor » 13 » Së shpejti Sony Entertainment Network Store
1:50 PM
Së shpejti Sony Entertainment Network Store
Pasi që në qershor ka hapur shitoren e vet onlien për libra elektronikë, Sony ka filluar testimin e versionit onlin të shitores PlayStation e cila do të ofrojë lojëra, muzikë dhe filma për blerje dhe download. Edhe pse nuk është prezentuar zyrtarisht, Sony Entertainment Network Store është në disponim, ndërsa në blogun e kësaj kompanie është publikuar që bëhet fjalë për fazën testuese të saj, dhe se pritet që së shpejti të prezantohet dhe lansohet.SENS do të jetë në disponim për konzolat PlayStation 3, PS Vita dhe PSP, ndërsa do të ofrojë edhe përmbajtje kompatibile me pajisjet tjera si telefonat Xperia, tabletët Sony, televizorët dhe të ngjashëm. Po ashtu, çmimet do të përshtatet me shitoren PlayStation që bazohet në konsolë, me mundësi të blerjes përmes kartelës ose PayPal.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus