Kryesore » 2011 » Korrik » 18 » Së shpejti smartphone për 100 dollarë?
1:39 PM
Së shpejti smartphone për 100 dollarë?
Kreu i seksionit Windows Phone të Microsoftit deklaroi se beson që në bashkëpunim me partnerët mund të ulin çmimin e telefonave mobilë smartphone në 100 dollarë deri nga mesi i vitit të ardhshëm.
Në konferencën Worldwide Partner të Microsftit në Los Angeles, Andy Lees, udhëheqës i divizionit Windows Phone të Microsoftit, deklaroi që çmimi i pajisjeve të bazuara në sistemin operativ të kësaj kompanie pa subvencionet e operatorëve do të ulet në 100 deri 150 dollarë vitin e ardhshëm. Tani për tani këto çmime janë 200 e më shumë dollarë, ndërsa para një viti ishin 400 dollarë e sipër.Ai po ashtu theksoi që Microsofti nuk do të ofrojë Windows Phone në tregun e sistemeve operative për tabletë, përkatësisht që ata i shohin tabletët si një lloj i kompjuterëve klasikë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus