Kryesore » 2012 » Qershor » 8 » Së shpejti në treg hibridi laptop-tablet
11:18 PM
Së shpejti në treg hibridi laptop-tablet
Përse duhet të zgjedhim mes një laptopi dhe një tableti, kur mund t’i kombinoni ato në një zgjedhje të vetme? Asus Taichi, një linjë e re e kompanisë Taivaneze për Harduer dhe elektronikë, ju ofron tashmë zgjidhjen e kësaj dileme: Një Hibrid Laptop-Tablet, si një zgjidhje e përsosur.I prezantuar së fundmi në panairin e njohur të teknologjisë Computex 2012,. Taichi është një laptop 13.3 inch ose 11.6 inch me një monitor sekondar në anën e mbrapme të paisjes. Pasi mbyllet kapaku, laptopi kthehet në një tablet me të gjitha funksionete touchscreen. Nëse kapaku mbahet i hapur, të dy ekranet mund të përdoren për qëllime të ndryshme dhe të pavarura, duke e ndarë në të njëjten kohë laptopin tuaj me një shok.Asus Taichi është jashtëzakonisht i hollë dhe të dy ekranet LCD ofrojnë një rezolucion prej 1920x1080 piksel.Për të vazhduar më tej me surprizat e brendshme, ky hibrid ka të përfshirë një procesor Intel Ivy Bridge – Core i7, me një RAM aspak modest prej 4GB, SSD, dy porta 3.0 dhe dy kamera te integruara me një rezolucion 5 Mega piksel, ndërsa kamera nga ana e pasme është me rezolucion HD. Çmimi dhe gadishmëria në treg nuk është bëre akoma publike.Asus mund të mos jetë kompania e parë që ofron një hibrid të tillë laptop-tablet. Dy prodhimet e saj kanë zgjuar një interes dhe pëlqyeshmëri të madhe gjatë aktivitetit në Computex 2012.Homologu i Asus-it, Acer zbuloi linjën e vet të ultrabooks, i cili ofroi kombinimin e funksionaliteteve dhe përdorimit të tabletëve dhe kompjuterave personalë. Industria e hibridëve laptop-tablet duket se do të ketë tendencë rritjeje në industri.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus