Kryesore » 2012 » Shkurt » 26 » Scan merr 1.7 milionë dollarë nga Google dhe Menlo
1:25 AM
Scan merr 1.7 milionë dollarë nga Google dhe Menlo
Si shumica e njerëzve, Garret Gee mendonte që përvoja për krijimin dhe përdorimin e kodeve QR ishte gjë e shëmtuar. "Ato nuk ishin duke u paraqitur virtualisht ose miqësore me përdoruesin,” tregoi ai për VentureBeat. Duke qenë si studentë të vitit të dytë në Bringham Young në Juta, Gee dhe disa shokë krijuan aplikacionin e tyre për iOS, Scan për t’i ndihmuar përdoruesit në krijimin dhe ndërlidhjen me kodet QR.10 milionë shkarkime u bënë brenda më pak se një viti dhe kjo nismë kishte marrë 1.7 milionë dollarë financim nga emrat e mëdhenj si Menlo Ventures, Google Ventures, Start Fund i Yuri Milner, Social + Capital Partnership dhe menaxheri i Lady Gaga, Troy Carter."Ne erdhëm tek ajo nga një këndvështrim i dizajnit dhe ne ishim të rinj, lloj amtar në iPhone,” tha Gee. Pas vetëm tre muajve në dyqanin App Store, aplikacioni Scan ka kaluar një milion shkarkime. Ndërmarrja dëshironte që ta lehtësonte për çdokënd krijimin e një kodi QR dhe të gjente rrugë për t’u lidhur me ata që e çmonin seriozisht përvojën e përdoruesit. "Shumica e njerëzve janë duke u ndërlidhur me kodet QR duke përdorur telefonat e tyre, por shumë kohë që iu mori atyre në uebfaqen e një faqeje në celularë që ishte i dizajnuar varfërisht.”Scan provoi ta thjeshtonte atë përvojë duke krijuar ndërlidhje të thjeshtë të bashkuar me rrjetet shoqërore. Përdoruesit mund të skanonin diçka "si” rrjeti Facebook ose "check-in-ët” në Foursquare. Së bashku me lajmërimin për financimet që kishte marrë, Scan është duke lëshuar Scan Pages, që është një proces prej tre hapave që ua mundëson përdoruesve të krijojnë një faqe të thjeshtë për celularë për të shërbyer si faqe për zbarkim për kodin QR
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus