Kryesore » 2011 » Maj » 9 » Samsung sjell 3D HDTV me 75 inç
4:16 PM
Samsung sjell 3D HDTV me 75 inç
Samsung ka lansuar edhe një televizor të mençur në Kore, përkatësisht modelin D9500, i cili posedon një ekran gjigant me 75 inç, ndërsa i njëjti gjithashtu mbështetet në teknologjinë 3D.

Televizori i ri 3D HDTV me ekranin LED, është i pajisur me panelin e quajtur "black diamond”, si dhe softuerin e integruar të njohur si Smart Hub, që e bën këtë televizor, një pajijse shumë funksionale dhe multimediale.Përveç faktit se televizori i ri i Samsung është televizori me ekranin më të madh 3D për momentin, i njëjti vjen edhe me telepilot me tastierë të plotë QWERTY, si dhe teknologji aktive në format 3D.

Pas lansimit, Samsung D9500 do të dal në shitje në tregun Korean për një çmim prej 17,500 dollarësh, ndërsa nuk dihet se kur do të dal në shitje në tregjet amerikane ose evropian

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus