Kryesore » 2012 » Gusht » 26 » Samsung paraqet një video të shkurtër të laptopit Windows 8 (+VIDEO)
12:34 PM
Samsung paraqet një video të shkurtër të laptopit Windows 8 (+VIDEO)
Samsung ka ngarkuar një video në YouTube, që shfaq pamje të thjeshta të një modeli notebook-u, të cilin kompania e përshkruan me fjalët: "Risia më e re e Windows 8 është gati”.Titulli është "Diçka e zgjuar po vjen”, dhe përveç kësaj, nuk ka shumë të dhëna të tjera. Duke pasur parasysh se Samsung-u po e ndërton atë si një pajisje Windows 8, ka shumë mundësi që ai do të dalë në treg me një ekran me prekje, për të pasur avantazh mbi produktin e ri të ardhshëm të Microsoft-it.Shfaqjet, sado të vogla, tregojnë gjithashtu se si duket një ndërtim alumini, super i hollë dhe një palë kufje sipër ekranit, një shenjë që mund të tregojë se si duket një notebook i konvertueshëm në tablet.Për më tepër shikoni videon e ofruar nga Samsung dhe shprehni mendimin tuaj.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus