Kryesore » 2011 » Gusht » 26 » Samsung paralajmëron celularë të rinj
3:57 PM
Samsung paralajmëron celularë të rinj
Samsung do të shfrytëzojë një strategji të re të emërimit kur do të shpalos një linjë të re të celularëve të brenduar Galaxy në kuadër të konferencës IFA që mbahet në Berlin në fillim të muajit të ardhshëm.Modelet e reja do të shfrytëzojnë një kombinim të shkronjave dhe etiketave për të përshkruar celularin, ndërsa derisa jemi tek emri Samsung ka ofruar edhe disa detaje në lidhje me këto modele duke paralajmëruar: Galaxy W, Galalxy M Pro, Galaxy Y dhe Galaxy Y Pro.Të gjithë celularët e rinj pritet të dërgohen në treg me Android 2., ndërsa në mes tjerash Galaxy W pritet të ketë një procesor 1.4 GHz dhe një ekran 3.7 inç Super LCD dhe të ndjeshëm në prekje. 
Galaxy M Pro do të synojë përdoruesit profesional, duke u prezantuar me një formë të ngjashme me BlackBerry dhe me funksionalitete të nivelit të korporatave. Celulari do të veçohet me një ekran të ndjeshëm në prekje të madhësisë 2.6 inç ndërsa do të ketë edhe tastierë QERTY dhe një trackpad optik. Celulari pritet të ketë trashësi 9.97 mm.
Galaxy Y Pro do të veçohet gjithashtu me një QWERTY dhe një ekran të ndjeshëm në prekje. Celulari pritet të ofrohet me Think Free Mobile Office, dhe në mes tjerash të ketë një çmim të lirë e të ofrojë procesor 832 MHz dhe tastierë SWYPE.Sa i përket shkronjave të reja në kuadër të emrave ato simbolizojnë: S për Super Smart, R për Royal apo i Rafinuar, W Wonder, M Magical dhe Y për Young. Përveç kësaj do të ketë edhe etikete si Plus, Pro e LTE, ku ata që kanë etiketën Pro kanë tastierë fizike QWERTY, kurse ato që kanë Plus do të jenë një avancim prej një modeli ekzistues.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus