Kryesore » 2012 » Nëntor » 16 » Samsung, një revolucion i smartfonëve në 2013? (+VIDEO)
1:51 PM
Samsung, një revolucion i smartfonëve në 2013? (+VIDEO)
Planet më të reja nga Samsung për zhvillim të mëtutjeshëm të prodhimeve mund që tërësisht ta ndryshojnë të ardhmen e smartfonëve. Sipas një shkrimi të Wall Street Journal, kompania koreane është në prag të përfundimit të krijimit të një ekrani, i cili do të dalë në treg gjatë gjysmës së parë të vitit 2013. Për ta krijuar këtë ekran, Samsung po përdor plastikë, e jo qelq dhe kjo mundëson që ekrani të jetë më fleksibil, si dhe më i lehtë dhe rezistues ndaj thyerjeve the çarjeve. Kjo do të thotë se smartfoni 4 inç mund të transformohet edhe në një tablet 8 inç çdoherë kur do të dëshironi të shikoni ndonjë film apo të hapni ndonjë faqe interneti. Shikoni videon më poshtë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus