Kryesore » 2012 » Korrik » 27 » Samsung mposht Apple, shet 52 milionë telefona në tremujorin e dytë
1:46 PM
Samsung mposht Apple, shet 52 milionë telefona në tremujorin e dytë
Gjiganti korean i telefonave Samsung ka shitur 52 milionë telefona të zgjuar në tremujorin e dytë, dy herë më shumë se numri i iPhone-it të shitur nga Apple.Sigurisht, kjo është falë telefonit Samsung Galaxy S3, i cili ka shitur samsung-galaxy-s3-reaches-10-million-sales" target="_blank">10 milionë pajisje në vetëm shtatë javë, shkruan krokodili.com.Edhe pse Samsung është dominues në tregun e telefonave inteligjentë, firma kërkimore pretendon se "Apple padyshim do të ngushtojë diferencën” pas nxjerrjes të iPhone 5-ës.Megjithatë, Apple ka nevojë për të bërë "diçka të veçantë” me iPhone 5-ën. iPhone-it të ardhshëm do t’i duhet diçka e veçantë, sidomos nëse pajisja ka ekran 3.5-inç, i cili është shumë i vogël në krahasim me Galaxy S3 (4.8-inç).Samsung nuk duhet të shqetësohet për Nokia-ën dhe RIM-in, megjithatë raportet tregojnë se Blackberry ka shitur 7.4 milionë aparate në tremujorin e dytë dhe Nokia ka arritur të shpërndajë vetëm 10.1 milionë. Në fakt, raportet tregojnë se Sony është prodhuesi i vetëm i telefonave të zgjuar, që ka potencial të fortë të superojë Android-in, ku HTC-ja dhe Motorola janë në rënie.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus