Kryesore » 2012 » Korrik » 2 » Samsung bllokohet sërish në Shtetet e Bashkuara
2:00 PM
Samsung bllokohet sërish në Shtetet e Bashkuara
Një gjykatë amerikane ka kërkuar nga Samsung që të ndalë shitjet e smartfonit të vet Galaxy Nexus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, derisa gjykata ta marrë parasysh pohimin e ndërmarrjes Apple se ndërmarrja jug-koreane ka shkelur patentat e pajisjes iPhone.Kjo paraqet fitoren e dytë radhazi të Apple në vetëm një javë në gjykatën e Kalifornisë kundër pajisjeve që e përdorin sistemin operativ Android.Në një vendim të së premtes, gjykatësja Lucy Koh thotë që Galaxy Nexus nuk do të lejohet të shitet në Shtetet e Bashkuara derisa procesi gjyqësor të mbaroj.E njëjta gjykatë më herët gjatë kësaj jave, kishte urdhëruar që Samsung të ndalte shitjet edhe të tabletit Galaxy Tab 10.1.
Vendimi i fundit është një goditje e fortë ndaj ndërmarrjes Samsung dhe Google, që së bashku e lëshuan smartfonin në tetorin e vitit 2011.Ndërmarrja Apple dhe Samsung janë ballafaquar në shumë raste gjyqësore në Azi, Amerikë Veriore dhe Evropë duke e akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të patentave.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus