Kryesore » 2012 » Shkurt » 19 » Rrjetet sociale më të rrezikshme se cigaret dhe alkooli
7:28 PM
Rrjetet sociale më të rrezikshme se cigaret dhe alkooli
Shkencëtarët kanë arritur deri tek të dhëna shokuese. Rrjetet shoqërore më të popullarizuara shkaktojnë tek shfrytëzuesit varësi më të madhe se cigaret apo alkooli. Rezistimi ndaj dëshirës apo tundimit për të shikuar faqen e rrjetit shoqëror, për të qenë në rrjedha me të rejat, është më vështirë se rezistimi ndaj dëshirës për të ndezur një cigare apo për të pirë një gotë alkool. Shkencëtarët kanë testuar 250 njerëz. Kanë zbuluar që gjatë ditës dëshira më e madhe është për seks dhe gjumë, ndërsa gjërave që më së vështiri u rezistohet janë rrjetet shoqërore. 
Për dallim nga alkooli apo cigaret, rezistimi ndaj rrjeteve shoqërore ishte shumë më i vështirë. A do të thotë kjo që shumë shpejt do të ketë trajtime për luftë kundër varësisë së rrjeteve shoqërore.

Asnjë varësi nuk është e shëndetshme, pra as varësia nga rrjetet shoqërore. Për të konstatuar se a ka vend për frikë, mësoni se cilat shenja çojnë drejt varësisë nga rrjetet shoqërore:

- Gjëja e parë që bëni në mëngjes është kontrollimi i rrjeteve shoqërore;

- Nuk ndiheni rehat në pushime nëse nuk keni qasje në rrjetet shoqërore;

- Me njerëz shumë më shpesh komunikoni përmes rrjeteve shoqërore se sa sy më sy;

- Në zyrë e ktheni monitorin që kolegët të mos shohin se sa kohë kaloni duke kontrolluar rrjetet shoqërore;

- Ndiheni të rëndësishëm dhe të popullarizuar kur dikush ju �tagon� në fotografi;

- Për ju �poke� (pickimi, shpimi) është formë e pranueshme e ngacmimit;

- Në rrjet keni miq që nuk i keni njohur kurrë në jetën reale;

- Sapo ta njoftoni dikë në jetën reale, i dërgoni kërkesë për miqësi përmes rrjetit shoqëror;

- Zgjoheni në mes të natës për të kontrolluar të rejat në rrjetin shoqëror;

- Rrjetet shoqërore kanë ndikim të madh në vetëbesimin dhe vetërespektin tuaj.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus