Kryesore » 2012 » Maj » 9 » Rritet numri i pagesave të kryera me Android
3:26 PM
Rritet numri i pagesave të kryera me Android
Përdoruesit e Android janë në rritje e sipër duke i përdorur telefonat e tyre për të kryer blerje. Afër 35 për qind e përdoruesve të Androidit që u vëzhguan nga ndërmarrja hulumtuese NPD gjatë muajit mars ishin duke përdorur aplikacionet për pagesë me celularë, një rritje për 8 për qind që nga muajit gusht. Në mesin e njerëzve të përfshirë në studim, një numër më i madh i përdoruesve është duke i përdorur telefonat e vet për të bartur paratë, për të blerë produktet dhe shërbimet, dyqanet për krahasim dhe të paguajë kuponat."Konsumatorët janë duke bërë çdo gjë nga veglat bazike deri tek përdorimi i vetë telefonave për të paguar për të mirat dhe shërbimet e vlerave të caktuara (mikro-transaksione), duke përfshirë një filxhan kafe ose bileta për filma,” tha në një deklaratë, drejtuesja e hulumtimit për Inteligjencën e Lidhur NPD, Linda Barrabee.Sipas NPD, tregu për pagesat me celularë ende është duke u zhvilluar, por përdoruesit janë duke filluar që të bëhen më të përshtatshëm duke përdorur smartphone-ët e tyre për të paguar gjëra. Aplikacionet më të përdorura për pagesa gjatë muajit mars përfshinin aplikacione për pagim të faturës, aplikacionet për pranim të pagesës etj
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus