Kryesore » 2011 » Maj » 31 » Roboti zgjidh enigmën kubike në 10.18 sekonda (+VIDEO)
7:20 PM
Roboti zgjidh enigmën kubike në 10.18 sekonda (+VIDEO)
Një robot, i cili mund të zgjidhë enigmën kubike në pak më shumë se 10 sekonda, është zhvilluar nga shkencëtarët.
Androidi - i quajtur Ruby - në fillim skanon statusin fillestar të kubit, ngjyrat e të cilit janë të ngatërruara, përpara se të nisë punën. Ajo është në gjendje të studiojë dhe të zgjidhë "enigmën ikonike" në 10.18 sekonda. 
Ruby është e zhvilluar nga 6 inxhinierë dhe studentë të shkencave në Universitetin e Teknologjisë në Melburn, ajo ishte e ndërtuar nga fillimi si projekti përfundimtar i vitit. Studentët tashmë janë duke kërkuar që aftësitë e Ruby-t të njihen nga "Guinness World Records". 

Rekordi botëror aktual i njeriut për rubikonin mbahet nga Feliks Zemdegs i cili e zgjidhi rubikonin për 6.24 sekonda në Kubaroo Open 2011.

Në tetor të 2010, roboti më i shpejtë në zgjidhjen e enigmës kubike ishte Cubinatori, i cili ishte në gjendje ta zgjidhte kubin për 18.2 sekonda
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus