Në Japoni është sajuar roboti, i cili falë motorëve të fuqishëm dhe një numri senzorësh mund të përkulet dhe lehtësisht të ngrish pacientin e palëvizshëm nga dyshemeja, shtrati ose nga karroca. Roboti RIBA-II është sajuar në qendrës hulumtuese RIKEN në Nagoya dhe është i bërë për të ndihmuar në institucionet për përkujdesje dhe ndihmë për të moshuarit, numri i të cilëve në këtë shtet rritet shpejt. Roboti që lëviz me anë të rrotave ka një kokë të vogël të ngjashme me atë të një ariu të vogël dhe trup të madh me duar të gjata dhe të forta. Është në gjendje të përkulet dhe të ngrisë pacientët të cilët janë të shtrirë në shtretërit e vënë poshtë në dysheme, që është një aranzhuan i zakonshëm për fjetje në Japoni. "Ne kemi vizituar disa institucione për përkujdesje të personave të moshuar dhe kemi kuptuar se të lëvizurit e personave me mundësi të vogla të lëvizjeve, është puna më e vështirë për personat të cilët përkujdesen për ta”, ka thënë Ju Kato, specialist për robotë në industrinë e gomës në Tokai (Tokai Rubber Industries).Sipas të dhënave të cilat i nxjerrë Instituti hulumtues shtetëror RIKEN, i cili ka bashkëpunuar me Tokai në sajimin e robotit, në Japoni pacientët ngriten mesatarisht 40 herë gjatë ditës. Kato thotë se vitin e ardhshëm roboti do të testohet në një Institut për përkujdesje për të moshuarit, ndërsa pritet që të dalë në shitje në vitin 2015. Tash për tash mendohet se ai do të kushtojë gjashtë milionë jenë japonezë, ose 78.000 dollarë. Makina mund të ngrish peshë të rëndë 80 kilogramë nga dyshemeja, shtrati ose nga karroca. Në duar dhe kraharor ka shtresa gome veçanërisht të dizajnuara , me një rrjet senzorësh që i jep të dhënat e reagimit të pacientit, derisa e bart atë. Kjo është gjenerata e dytë e robotëve RIBA, emri i të cilëve rrjedh si shkurtesë e "Robot for Interactive Body Assistance” . Modeli i parë është prezantuar në vitin 2009 dhe ka mund të bartë njerëz me peshë 60 kilogramë, por vetëm nga shtrati te karroca dhe anasjelltas. Pasi që ka qenë i sajuar para zbulimit të rrjetit të senzorëve të gomës, ngritja është kontrolluar nga 400 sensorë të ndarë, ka shpjeguar Kato.
Robotët po përfshihen gjithnjë e më tepër në jetën e përditshme në Japoni, ndërsa përdorimi i tyre kryesorë do të jetë në përkujdesje për të moshuarit. Pasi që nuk ka numër të mjaftueshëm të njerëzve që do t’i vinin në ndihmë popullatës së moshuar e cila është gjithnjë në rritje, tashmë janë sajuar robotë të cilët vëzhgojnë e madje edhe i argëtojnë personat për të cilët përkujdesen.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus