Kryesore » 2012 » Dhjetor » 20 » Risitë që do t’i sjellë Citroen
2:34 PM
Risitë që do t’i sjellë Citroen
Numri i madh i prodhuesve të veturave luksoze në kohën e fundit kanë filluar që klientëve të tyre t’ju ofrojnë modele të mbuluara me mat ngjyra, por zakonisht bëhet fjalë për numrin e kufizuar të modeleve të cilave është e nevojshme t’u kushtohet vëmendje e madhe.Shumica e kompanive mund të lëvdohen me një apo dy ngjyra të këtilla, por prodhuesi francez "Citroen” vendosi që të jetë mbi të gjithë dhe të ofrojë "Just Mat” versionet të modelit të tyre DS4 të cilët në tregun evropian do të kenë çmimin prej 35.000 euro. Crossover-i sportiv do të jetë në dispozicion në madje shtatë mat ngjyra të cilat do të kenë emërtimet: Ground, Ocean, Polar, Cloud, Storm, Fire dhe Shadow.Numri i mat toneve është identik me ngjyrat metalike që gjenden në modelet e tanishme të këtij prodhuesi. Pamjen e versionit të veçantë e plotësojnë rrotat sportive prej 19-inç, alu-felge me ngjyrën e shkëlqyeshme të zezë dhe brendia e mbuluar me lëkurën "Havana”, derisa nga pajisjet shtesë blerësit mund të zgjedhin edhe censorët për shi, censorët për parkim, klimën dyzonëshë, navigacionin satelitor si dhe USB dhe Bluetooth lidhjen. Do të prodhohen rreth 500 copë të këtyre versioneve të veçanta, ndërsa do të jenë të pajisur me një nga dy motorët më të fuqishëm: atë 1.6 litra turbo me benzinë prej 200 KF, përkatësisht atë 2.0 litra HDi me naftë prej 160 KF.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus