Kryesore » 2011 » Maj » 18 » Ring Mouse për gishta
3:30 PM
Ring Mouse për gishta
Genius në tregun e SHBA-së ka filluar shitjen e pajisjes Ring Mouse, të dedikuar për një rreth të ngushtë shfrytëzuesish. Siç mund të kuptohet edhe nga vetë emri, bëhet fjalë për një lloj zëvendësimi të miut të menduar për mbajtje në gishtin tregues dhe për ta manipuluar me gishtin e madh të së njëjtës dorë.
Ring Mouse ka dy taste dhe sensorin e ndjeshëm në prekje me rezolucion 1000 dpi, ndërsa në kompjuter lidhet përmes teknologjisë pa tela përmes USB pranuesit i cili vjen me të. Genius këtë shtesë e sheh në rend të parë në botën afariste për paraqitje më të thjeshtë të prezantimeve të ndryshme, ndërsa liferohet me mbushësin USB për baterinë litium-ionike, çantën për bartje dhe softuerin e ioMedia për kontroll të veprimeve multimediale. Kushton 69,99 dollarë./Koha/
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus