Kryesore » 2012 » Mars » 21 » Raportohet se iPad i ri ka probleme me bateri dhe nxehet shum!
3:00 PM
Raportohet se iPad i ri ka probleme me bateri dhe nxehet shum!
Dje filluan raportimet e para drejtuar Apple, për problemet me nxehtësinë e iPad të ri (i njohur gjërësisht si iPad 3). Konsumatorët filluan të ankojnë fillimisht që iPad vonon më shumë gjatë rimbushjes së baterisë, kurse tani problem tjetër është nxehtësia që e pason.Disa klient kanë thënë se iPad-i i tyre ka arritur një temperature përafersisht 40 gradë të celsiusit, aq sa ka qenë e pamundur të mbahet në duar, disa të tjerë lajmëruan se ka arriur deri në 32 gradë Celsius.Nuk kemi informacione të sakta për këto, por duket se janë të vërteta pas shikimit të fotos së më sipërme, fotografi kjo e bërë nga një kamerë termale. Në krahasim me iPad 2, duket një dallim teper i madh në nxehtësinë që liron iPad i ri.Sipas pohimeve kjo ndodh për shkak të baterisë, e cila pasi rimbushet fillon të shkaktoj problem të tilla, pasi që vonon gjat karikimit, dhe me pastaj duhet të përballoj shpenzimet nga Chipi A5X.
Gjithqka mbetet për tu konfirmuar nga Apple, edhe pse deri më tani ende nuk ka zëra që vijnë nga kompania
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus