Kryesore » 2011 » Qershor » 27 » Radari portabël që sheh përtej mureve
2:01 PM
Radari portabël që sheh përtej mureve
Radari portabël që sheh përtej mureve
Quhet TWR (through the wall-përtej murit), peshon më pak se 3 kilogramë dhe është një radar portabël në gjendje të shohë përtej mureve.Objekti në fjalë mund të përdoret për qëllime civile, si për shembull për lokalizimin e të bllokuarve nën rrënojat e një ndërtese, apo për shërbime ushtarake, në aksione kundër terrorizmit.
Objekti është prezantuar nga SELEX, një shoqëri italiane, që e ka prezantuar në sallonin ndërkombëtar të hapësirës ajrore në Paris.
Radari mundëson zbulimin imediat të qënieve njerëzore pas mureve të cimentos, duke sjellë shikimin e frymëmarrjes për të verifikuar nëse janë gjallë, si dhe lëvizjet e tyre.
Gjithashtu, ai mundëson shikimin e planimetrisë së një ndërtese, duke pasur një rreze zbulimi prej 160 gradësh.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus