Kryesore » 2011»Gusht»4 » Qeveria indiane merr masa kundër sulmeve kibernetike
1:59 PM
Qeveria indiane merr masa kundër sulmeve kibernetike
Ministri i Shtetit për Komunikime dhe Teknologjinë e Informacionit, Sachin Pilot, lajmëroi dje që qeveria idnaine është duke i ndërmarrë disa veprime të veçantë për të siguruar sigurinë e uebfaqeve të qeverisë në Indi, pasi që 117 uebfaqe ishin sulmuar gjatë periudhës kohore janar-qershor të vitit 2011.Në një përgjigjie me shkrim në Lok Sabha, Sachin Pilot tha që Skuadra Indiane për Reagim Emergjent Kompjuterik (CERT-In) ka analizuar sulmet dhe ka këshilluar për disa hapa dhe disa kundërmasa të ministries, për të arnuar vrimat dhe për të përfocuar sigurinë e këtyre uebfaqeve.Në mesin e hapave që po ndërmirren nga Ministria për të parandaluar ngjarjet e zakonshme të kësaj natyre dhe siguria e këtillë janë:1. Uebfaqe të reja dhe aplikacione do të auditohen nga përparësia e sferës së sigurisë kibernetike në hostin e tyre dhe, pastaj në baza të rregullta.2. Qendra Kombëtare për Informatikë (NIC), e cila e ka një rol të rëndësishëm në drejtimin e aplikacioneve të e-qeverisë në nivele dhe hoste kombëtare, të shtetit dhe të qarkut të gati të gjitha uebfaqve të qeverisë, e ka ndaluar hostimin e uebfaqve që nuk e kanë bërë auditimin e lartpërmendur.3. NIC ka bërë përpjekje për përditësim dhe përmirësim të sigurisë së infrastructures së hostimit.4. CERT-In do të rregullojë lajmërime dhe këshillimore për zhvillimet e fundit në krimin kibernetik dhe do të këshillojë kundërmasa në baza të rregullta.5. Departamentet/ministritë qendrore dhe shtetëore do të implemetojnë planin për menaxhim të krizave për të kundërshtuar sulmet kibernetike dhe krimin kibernetik. Hapat e lartpërmendur mund të quhen si inkurajues, por mbetet të shihet nëse këto masa do të implementohen nga qeveria e Indisë./pcworldalbanian
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus