Kryesore » 2011»Qershor»27 » Projektohet rikarikimi i laptopit me presionin e tasteve
7:06 PM
Projektohet rikarikimi i laptopit me presionin e tasteve
Nga Australia vjen hapi i parë drejt rikarikimit vetvetiu të mjeteve të caktuaraRikarikimi i kompjuterit portabël, apo "smartphone"-it thjesht duke shtypur tastierën, ose ekranin "me prekje”, mund të jetë shumë shpejt një realitet i kënaqshëm. Këtë e kanë pohuar kërkuesit australianë të "Royal Melbourne Institute of Technology”, në një studim të publikuar në revistën prestigjozë "Advanced Functional Materials”. Ideja e tyre është ajo e shfrytëzimi të materialeve që mund të prodhojnë elektricitet, por jo që e përçojnë atë. Ato janë në gjendje të konvertojnë energjinë mekanike në elektricitet dhe mund t’i gjejmë për shembull në një çakmak, ku një kristal i një lënde të tillë, i goditur nga një çekiç, gjeneron shkëndijën. Në këtë rast, eksperimenti është impostuar në nivel mikroskopik dhe studimet janë përqendruar në material të hollë shiriti filmi, që sipas shkencëtarëve është e vetmja mundësi për të integruar këtë lloj materiali në teknologjinë elektronike ekzistuese. Përveçse mund t'i japin mundësinë kompjuterëve të lëvizshëm të ushqehen vetëm me presionin e testeve, mund të hidhen hipoteza edhe për aplikacione të tjera të kësaj lloj teknologjie. "Copëza të holla të këtyre materialeve – ka shpjeguar doktoresha Madhu Bhaskaran, shefe e ekipit stiudues – mund të integrohen në këpucët e gjimnastikës për të rikarikuar celularët e madje mund të përdoren për të konvertuar presionin e gjakut në një burim energjie për të sëmurët kardiakë”. E gjitha do të varet nga progresit e bëra në vitet e ardhshëm, pasi shkencëtarët australianë bënë vetëm një eksperiment të parë, por energjia e arritur prej tyre është ende 1/10 e asaj që mund të jetë e nevojshme për një aplikacion në shkallë industriale. Sipas asaj që ka bërë ditur Bhaskaran, për të realizuar plotësisht projektin mund të duhen të paktën 3 vjet. Ndër hipotezat më minimale, rryma e siguruar mund të përdoret thjesht si burim shtesë energjie për të zgjatur ciklin e jetës së baterive ekzistuese.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus