Kryesore » 2012 » Korrik » 7 » Prezantohet Motorola Atrix HD
2:23 PM
Prezantohet Motorola Atrix HD
Motorola në Ueb faqet e veta prezantoi pajisjen e re të bazuar në Android, me emrin Atrix HD.Bëhet fjalë për modelin me ekran "Colorboost” 4.5 inçësh, rezolucion 1280 x 720 pikselë me mbështjelljen Gorilla Glass që e mbron nga gërvishtjet. Puna e kësaj pajisje mundësohet nga procesori dybërthamësh me fuqi prej 1,5 GHz në kombinim me 1 GB RAM memorje.Kamera e pasme e këtij celulari është 8 mega pikselë e cila mund të regjistroj video në formatin HD, dhe sjellë ngjyra vibruese dhe imazhe të mprehta, kurse kamera e përparme është 1.3 mega pikselë.Poashtu ky celular është i pajisur me portin për kartela të memorjes microSD, ka kapacitet të baterisë 1780 mAh, HDMI, Bluetoth 4.0 dhe GPS/aGPS.

Sistemi operativ në këtë pajisje është, natyrisht, Android 4.0 Ice Cream Sandwich.

E gjithë kjo është e bukur dhe e shkëlqyeshme, por do të jetë edhe më mirë kur Androidët e Motorola-s të lansohen edhe në tregun shqiptar, i cili deri tani ka qenë i anashkaluar në hark të gjerë.

Në këtë prezantim nuk u tha asgjë rreth çmimit të kësaj pajisjeje, e poashtu nuk u bë e ditur as data e lansimit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus