Kryesore » 2011 » Maj » 24 » Pranoni thirrjet në dorën tuaj!?(+VIDEO)
2:59 PM
Pranoni thirrjet në dorën tuaj!?(+VIDEO)
Cingëron, Cingëron... dora? Po, po dora. Eksperimenti më i ri nga një grup hulumtuesish ka arritur të sjellë në skenë një teknikë të re për përdorimin e dorës suaj për të menaxhuar me telefon, pa pasur nevojë ta prekni atë
Hulumtuesit pranë Institutit Hasso Plattner të Universitetit Postdam në Gjermani kanë publikuar raportin e tyre në New Scientist, dhe sipas tyre ajo që ju nevojitet për ta krijuar këtë teknik është një memorie bazike për ekranin e celularit tuaj (ku paraqitet butoni "përgjigju” dhe "dëgjo në altoparlant’) dhe një pajisje që mund të vëzhgojë shtypjet në pëllëmbën e dorës suaj.

Hulumtuesit nga Postdami kanë testuar së pari njerëzit nëse dinë renditjen bazike të ekranit të telefonit të tyre (rreth 68 për qind e kanë ditur), dhe më pas kanë përdorur kamera speciale për përcjellje të lëvizje përmes teknologjisë infra të kuqe të cilat vëzhgonin shtypjet prej gishtërinjve në pëllëmbë. Kamera më pas dërgonte komanda tek kompjuteri, i cili i përcillte ato tek telefoni.

E çka po i bie kjo, kamera të montuara në kokën tonë? Jo, thonë hulumtuesit, duke sugjeruar se pajisja në të ardhmen mund të integrohet me rrobat e njeriut. Kështu do të jetë e ardhmja? /pcworldalbanian
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus