Kryesore » 2011 » Maj » 20 » Pollo: Bankat duhet të shtojnë shërbimet e tyre përmes internetit
5:15 PM
Pollo: Bankat duhet të shtojnë shërbimet e tyre përmes internetit
Bankat duhet të shtojnë shërbimet e tyre përmes internetit. Është ky mesazhi, që ministri i Teknologjisë dhe i Inovacionit të Shqipërisë, Genc Pollo drejton në adresë të sektorit bankar, me qëllim përfshirjen e bankave sa më tepër në shërbimet I-banking.
Sipas ministrit Pollo, bankat duhet të angazhohen që shërbimet online, përmes internetit apo telefonit mobil, të jenë zero.

Aktualisht, numri i përdoruesve të internetit për shërbimin e llogarive, ka pësuar rritje të konsiderueshme, me rreth 82 për qind.

Në vendin tonë, shërbimin I-banking e ofrojnë 13 banka nga 16 që janë në total.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus