Kryesore » 2011 » Maj » 31 » Playstation 4, nuk do t’i mungojë tregut
7:24 PM
Playstation 4, nuk do t’i mungojë tregut
Sony ka deklaruar se Playstation 4 do të paraqitet në treg gjatë viteve të ardhshme, ndërsa Playstation 3 do të jetë platformë aktive edhe pas vitit 2016.
Vetëm disa muaj më parë, Playstation 4 nuk ishte as në mendjen e Sony, së paku sipas udhëheqësit të SECA (Sony Computer Entertainment Kaz Hirai).
Por tani, hesapet kanë ndryshuar. Puna në lidhje me platformën e radhës Playstation duket se kanë filluar, dhe këtë gjë e potencon technologizer.com duke aluduar në komentet e bëra nga zëvendës presidenti dhe CFO i Sony, Masaru Kato. Komentet e tij janë paraqitur kur është pyetur në lidhje me hulumtimet e mëtutjeshme dhe kostot zhvillimore prej investitorëve. 

Video konzolat e radhës nga Sony,që në këtë pikë nuk ka emër apo datë të paraqitjes në treg, nuk do të ketë për investim aq të madh që është dashur të bëhet për ta bërë PS3-in profitabil. Jared Newman nga technologizer.com, shton më tej se gjërat tani po qartësohen dhe duket se do të shohim në treg edhe konzolat të reja nga Microsoft e Nintendo, ku kjo e fundit do të lansoj një pasardhës të Wii në vitin 2012, kurse Microsoft duket se po punon në versionin e radhës të Xbox 360
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus