Kryesore » 2011 » Dhjetor » 20 » Pick-up më i vogël në botë
5:38 PM
Pick-up më i vogël në botë
Tradita amerikane me rastin e përzgjedhjes së makinave "pick-up” është "sa më e madhe aq më e mirë” dhe pikërisht sherri i kësaj "pick-up-i” i ri elektrik i "Smart-it” do të mund të shkaktonte ngritjen e habitshme të vetullave te numri i madh i adhuruesve të këtyre llojeve të automobila. Mezi i gjatë pak më shumë se 3.5 metra, koncept modeli i "Smart-it”, ai "For-Us” është për gati dy metra më i shkurtër se pick-up-i më i shitur në SHBA, ai F150 i "Ford-it”. Po ashtu, modeli i "Ford-it” e ka pjesën ngarkuese prej dy metra, deri te "Smart” kemi të bëjmë me vetëm një metër. Por, pa marrë parasysh të gjitha, "For-Us” i ka disa adute me të cilat planifikon t’i bëjë për vete ngasësit e shumtë. Në pjesë e pasme që shërben për ngarkimin e gjërave është i vendosur xhami për dy biçikleta elektrike të "Smart-it”, të emërtuara "e-bike”, ndërsa dyert e bagazhit ngrihen dhe lëshohen me shtypjen në buton. "For-Us” është në tërësi veturë elektrike.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus