Kryesore » 2011»Tetor»5 » Phone 2G, 3G, 3GS, 4 dhe tani... iPhone 4S (+VIDEO)
11:03 PM
Phone 2G, 3G, 3GS, 4 dhe tani... iPhone 4S (+VIDEO)
Apple e ka zakon të qoj peshë të gjitha mediet e botës kur dëshiron të publikojë ndonjë produkt të sajin e veçanërisht çmend edhe fanatikët e produkteve të saja të cilët në ditën e lansimit bëjnë çmos për të parë se çka po ndodh.Lajmi më i fundit që vjen tani prej portaleve të ndryshme botërore të teknologjisë që janë duke përcjellë konferencën bënë të ditur për lansimin e iPhone 4S, që vjen në vazhdimësi të ciklit iPhone 2G, 3G, 3GS, 4 dhe tani 4S.Përveç veçorive si incizim 1080p full-HD në kualitet të lartë dhe të mbështetur në teknologji që stabilizon imazhin në kohë reale, iPhone 4S do të ketë edhe procesor dy herë më të shpejtë (procesor A5 ashtu siç është dyshuar me kohë), kartelë grafike (7 herë ë të shpejtë sesa iPhone 4) disa herë më të shpejtë, kamerë më të mirë prej 8 megapiksel, detektim më të shpejtë të fytyrës, jetëgjatësi më të madhe të baterisë, dizajn më kualitativ, etj
Dizajni është pothuajse identik, ndërsa në aspektin e komunikimit 4S ka edhe GSM edhe CDMA. Kamera 8MP përkrahë rezolucion 3264 x 2448 piksela, ndërsa sensori i ndriçimit mund të prodhoj 73 për qind më shumë dritë për piksel, është 33 për qind më i shpejtë dhe ka saktësi më të madhe të ngjyrave.
Çmimi për 4S do të jetë 199 dollarë për 16GB, 299 dollarë për 32GB dhe 399 dollarë për 64GB (diçka e re). iPhone 4 në anën tjetër do të ofrohet për 99$ për versionin 8GB, 3GS në anën tjetër për Verzion do të ofrohet pa pagesë.
Para-porositë mund të fillojnë me 7 tetor, ndërsa në treg do të jetë me 15 tetor. Ai mund të blihet përmes operatorëve të ndryshëm në SHBA.
Për sa i përket opinioneve rreth celularit të ri, ato janë të përziera edhe përveç kamerës më të mirë dhe grafikës shumë më të mirë, Apple kësaj radhe solli diçka të cilën konkurrenca e ka pasur qysh kaherë... Samsung Galaxy S II, HTC Sensation..
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus