Marka franceze Peugeot ka hequr perden e modelit të saj të ri 4008,i cili premierën botërore do ta ketë në sallonin e veturave në Gjenevë në pranverën e vitit të ardhshëm. Peugeot 4008 është krijuar si fryt i bashkëpunimit të grupit PSA dhe Mitsubishit japonez, me platformën e marrë pjesërisht nga modeli 4007. Peugeot 4008 është përfaqësuesi tipik i SUV-it kompakt, çka e konfirmojnë edhe dimensionet e tij (gjatësia 4.34 m, gjerësia 1.80 m dhe lartësia 1.63 m). Në ofertë pritet të jenë modelet me tërheqje me rrota të përparme respektivisht ai me të katër rrotat, ndërsa sipas informatave në tregun evropian,duke përfshirë edhe tek ne (përmes kompanisë MercomCompany), do të jetë i mundur kryesisht modeli 4X4. ky model do të jetë në dispozicion me katër motorë të ndryshëm, dy benzinë dhe dy me naftë, me forcë mes 112 dhe 150 kuaj fuqi
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus