Kryesore » 2012 » Qershor » 23 » Përdorimi i tepërt i smartphon-ëve dëmton shëndetin
1:34 PM
Përdorimi i tepërt i smartphon-ëve dëmton shëndetin
Njerëzit janë duke rrezikuar shëndetin e tyre duke punuar në smartphone, tableta apo laptop edhe pasi ata largohen nga zyra. Kështu ka konkluduar një studim i ‘Chartered Society of Physiotherapy’ i cili tha se njerëzit janë bërë skllevër të ekranit dhe punojnë kurdo edhe kur janë në shtëpi.Sindikata tha se qëndrimi varur nga këto pajisje mund të çojë në dëmtime të shpinës dhe në dhimbje qafe. Sindikata tha se njerëzit kanë nevojë të mësojnë të qëndrojnë larg këtyre pajisjeve kur janë jashtë orarit të punës. Një anketë online më 2.010 punonjës të zyrës gjeti se 2/3 e të pyeturve punonin edhe jashtë orarit të punës.Të dhënat treguan se kur ke shumë punë rritej presioni që ata të përdorin këto mjete teknologjike edhe pas orarit të punës, një ngarkesë shtesë kjo për shëndetin e tyre. Kryetarja e Shoqatës së Fizioterapistëve, Dr Helena Johnson tha se rezultatet ishin një shqetësim i madh.Teksa të tjerë shtuan: ‘Deri në kohën që dikush është i mbingarkuar në punë saqë vazhdimisht e ndjen nevojën të punojë në shtëpi çdo natë duket se gjërat kanë dalë nga dora. Duhet të bisedoni me shefat tuaj për ta zgjidhur këtë gjë pasi përdorimi i tepërt i teknologjisë sjell shumë dëme me qafen dhe kurrizin’.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus