Kryesore » 2011 » Qershor » 28 » Pentax miniatural me objektiv të ndërrueshëm
12:54 PM
Pentax miniatural me objektiv të ndërrueshëm
Dhe derisa lufta për SLR fotoaparatin kompakt më të vogël zhvillohet mes serisë G të Panasonic dhe familjes NEX të Sony, Pentax u përvodh prapa shpinës dhe prezantoi atunë e vet në këtë treg me rritje të shpejtë. Tani për tani popullariteti i këtij klasi të fotoaparateve rritet me temp dyshifror, ndërsa Pentax shpreson që me aparatthin Q me dimensione 9,9 x 5,8 x 3 cm do të bëjë për vete shumë shfrytëzues. Të paktën ndoshta të fotografëve profesionalë, të cilët me SLR-të e tyre gjigantë kanë ndërtuar kompleksin e madhësisë së aparatit.
Është interesant që ky fotoaparat i Pentax nuk shfrytëzon standardin Micro Four Thirds, por CMOS sensorin klasik ½.3-inçësh të ngjashëm me atë të modeleve kompakte, por të ndriçuar nga prapavija, që siguron foto më të mira në kushte me ndriçim të dobët. Rezolucioni është 12,4 megapixelë, ndërsa mund të incizojë edhe video 1080p / 30 fps, ndërsa për manipulim shërben LCD-ja 3-inçëshe.
Ky fotoaparat do të liferohet me kit objektivin 47 mm f/1.9 me çmim prej 800 dollarësh, ndërsa do të ofrohen edhe disa objektivë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus