Kryesore » 2011 » Qershor » 25 » Pastroni telefonin tuaj Android me 1-Click Cleaner
2:36 PM
Pastroni telefonin tuaj Android me 1-Click Cleaner
Edhe nëse keni shumë hapësirë në telefonin tuaj Android, nëse nuk e mirëmbani, shumë cache, histori të aplikacioneve do ta mbushin këtë hapësirë dhe do të ndikojnë në funksionimin e telefonit tuaj. Nëse keni instaluar dhe fshirë shumë aplikacione, mund të jetë pak e vështirës për ju që të shkoni brenda në sistem dhe të fshini çdo skedarë të panevojshëm që ka mbetur. 1-Click Cleaner mëton që ta lehtësojë atë.
Si të pastroni telefonin tuaj Android me 1-Click Cleaner?
Instaloni 1-Click Cleaner nga dyqani për aplikacione;
Hapni aplikacionin. Ju do të shihni një rreth të madh në qendër, duke pritur që ju ta prekni. Nëse përzgjedhni "do not prompt after”, nuk do të ua paraqes promptin në të ardhmen;
Sapo të ketë mbaruar, do të paraqes një raport të gjërave të cilat janë fshirë.Përveç fshirjes me një klikim, ekziston mundësia edhe e fshirjes së gjërave individualisht si pastrimi i cache-it, i SMS-ve, i historisë ose pastrimi i thellë.

1. Pastrimi i SMS-ve ju mundëson që lehtësisht të fshini shumë porosi njëkohësisht. Ky pastrim ju ofron mundësinë për të shkuar në aplikacionin tuaj për SMS dhe të fshini porositë individualisht.

2. Pastrimi i historisë vjen në dy pjesë: historia e bazuar në ueb dhe historia e thirrjeve. Historia e bazuar në ueb ka të bëjë me çështjet si historia në shfletues, historia e kërkimeve në Gmail, rezultatet e kërkimeve në hartat e Google dhe rezutlatet e kërkimeve në dyqan për aplikacione. Historia e thirrjeve fshin regjistrimet e thirrjeve.

3. Përdorimi i një pastrimi të thellë mund të ju mundësojë skanimin e kartës SD për skedarët e panevojsëm që kanë mbetur nga apliakcionet që ju tashmë i keni fshirë.

3. Using deep clear, you can scan SD card for useless files left over by apps that you have uninstalled.

Klikoni këtu për të shkarkuar 1-Click Cleaner
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus