Kryesore » 2012 » Shkurt » 22 » Nuk do të ketë Office për iPad
12:56 PM
Nuk do të ketë Office për iPad
Praktika e Microsoftit në kohë të fundit është të bëj zgjerimin e shërbimeve dhe produkteve në platformat konkurrente. Kështu askush nuk u befasua për së tepërmi me informatën se gjoja do të paraqitet një version i Office për iPad.Në fotografi ishte treguar një iPad me MS Office në stilin Metro, me Word, Excel dhe PowerPoint, e aplikacioni, thonë burimet, shumë shpejtë do të publikohet në App Store. Por, nga Microsoft kanë porositur se fotografia është e rreme, dhe se në atë assesi nuk është treguar softueri i kompanisë. Tregimi është i bazuar në thashetheme të pavërteta dhe spekulime, thonë në Microsoft, ndërsa kanë refuzuar të japin komente të tjera.Pavarësisht nga ky tregim, ka kohë që po përmendet se Microsoft është duke zhvilluar Office për platformën mobile të Apple. Por, analistët besojnë se Office për iPad, madje edhe nëse ekziston, nuk do të paraqitet para paraqitjes së Windows 8.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus