Kryesore » 2012 » Dhjetor » 7 » Nokia Lumnia 620 është Windows Phone 8 “më i lirë
9:44 PM
Nokia Lumnia 620 është Windows Phone 8 “më i lirë
Nokia në Le Web 2012 paraqiti telefon të mençur Windows Phone 8. Por, në vend se të jetë pajisje high-end me harduerin më të mirë dhe çmim të lartë, Lumnia 620 do të jetë telefoni WP8 "më i lirë” i përqëndruar për publikun më të gjërë.
Lumnia 620 do të kushtojë 190 euro (përafërsisht 12.000 denarë), ndërkaq për këtë çmim përveç që keni platformë të re mobile, fitoni pajisje që ka ekran 3.8 inç me 800×400 piksela, 1 GHz procesor me dy bërthama, kamerë 5 megapikselëshe, 512 MB RAM dhe hapësirë 8 GB, me mundësi për microSD kartelë deri në 64 GB. Ka mbështetje për Wi-Fi, 3G, Bluetooth 3 dhe Near Field communication për pagesa përmes celularit.Performansat nuk janë të veçanta, por qëllimi i Lumnia 620 është të jetë telefon që do ta promovojë platformën Windows Phone 8 për të qenë më e njohur në mes përdoruesve. Pajisja do të paraqitet së pari në Azi në janar të vitit 2013, ndërkaq pastaj do të jetë në dispozicion edhe në Europë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus