Kryesore » 2012 » Korrik » 24 » Nokia Lumia më i shitur se iPhone?
4:45 PM
Nokia Lumia më i shitur se iPhone?
Ja një anë pozitive e rrallë për Nokian: shitjet e para të smartfonëve të vet Lumia nuk duken që janë aq çaluese sa i përket shitjeve në krahasim me ditët e para të pajisjes iPhone.Sipas ndërmarrjes hulumtuese Strategy Analytics, shitjet e pajisjeve Lumia, që e përdorin sistemin operativ Windows Phone, tashmë kanë qenë mbresëlënëse kur merret parasysh koha e lansimit në treg të pajisjes.Në tre çerekët e parë kur doli pajisja Lumia, Nokia shiti 10.9 milionë njësi. Apple shiti vetëm 5.4 milionë iPhone në tre çerekët e fundit të vitit 2007, kur e arriti tregun. Sa i përket familjes së pajisjeve të Samsungut që e kanë sistemin operativ Android? Vetëm 1.5 milionë njësi të shitura, transmeton PCWorld Albanian.Në fakt, siç shkruan orainfo, krahasimi nuk është aspak i drejtë. Apple e shiti një model në bartësin (AT&T) duke filluar në një shtet të vetëm të ShBA-ve, para se të filloj ta shes në tërë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermani gjatë dy çerekëve të mëvonshëm. Samsung filloi në Gjermani përpara se të zgjerohej në shtetet e tjera. Sipas Strategy Analytics nën presionin që të lëvizë shpejt, Nokia ka disa modele të pajisjes Lumia të cilat është duke i shituar në rreth 50 shtete.

Vlerësimet e analistëve i vendosin shitjet e pajisjes iPhone në rreth 100 milionë në tre çerekët që përfundojnë me muajin qershor, që paraqesin dhjetëfishin e shitjeve të pajisjeve Lumia. Nokia do të ketë një kohë të vështirë për ta arritur këtë sukses.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus