Kryesore » 2012 » Prill » 13 » Nokia Lumia 900, për 217 dollarë prodhohet, për 100 dollarë shitet
5:37 PM
Nokia Lumia 900, për 217 dollarë prodhohet, për 100 dollarë shitet
Sipas IHS iSuppli, Nokia Lumia 900 përsërit dizajnin e Apple. Derisa AT&T e shet atë me kontratë për 99 dollarë, Nokias i kushton 217 dollarë që ta bëjë.
Abonuesit e AT&T mund ta blejnë Nokia Lumia 900 për 99 dollarë me një kontratë dyvjeçare, edhe pse Nokias i kushton 217 dollarë për ta bërë, raportoi IHS iSuppli më 11 prill, duke ndjekur një ndërprerje fizike të smartphone.Pa një kontratë smartphone kushton 450 dollarë – çmimi më i vogël se 100 dollarë në krahasim me pajisjet e krahasueshme si Samsung
Galaxy S II Skyrocket, tha raporti, duke treguar për një taktikë të rëndësishme të Nokias – duke i kaluar kursimet tek konsumatorët për të ndihmuar rritjen e tregut.iSuppli gjeti që Nokia ka mimikizuar qasjen e veçantë të ndërmarrjes Apple, bashkëpunoi përsëafërmi me ofruesin e sistemit operativ për pajisjen e vet, Microsoft, dhe bashkëpunëtorin për prodhim të çipave, Qualcoom.
"Një nga përparësitë e Apple mbi Android kishte qenë kontrolli i plotë i ndërmarrjes si harduerin ashtu edhe softuerin e sistemit opereativ, duke e ndihmuar atë në prodhimin e dizajnëve më efikas dhe ekonomikë të iPhone,” tha analisti Andrew Rassweiler nga IHS në një deklaratë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus