Kryesore » 2012 » Maj » 8 » Nokia ka fituar shumë nga Apple
12:27 PM
Nokia ka fituar shumë nga Apple
Nokia ka fituar më shumë nga pagesat e licencave për patentat mobile nga Apple se sa që ka fituar nga shitja e telefonave mobilë Lumia. Thuhet që Apple në llogaritë bankare të kompanisë finlandeze ka derdhur rreth 450 milionë euro si rezultat i marrëveshjeve të fundit për licencimin e patentave të cilat i ka në pronësi Nokia. Telefonat e bazuar në Windows Phone 7 tani për tani kanë shënuar shitje të mirë vetëm në SHBA, ndërsa Evropa është akoma e përmbajtur, ndërsa Nokia në krahasim me 108,5 milionë copë të shitur një vit më parë, në çerekun e fundit ka shitur "vetëm” 82,7 milionë aparate, që është një rënie e kërkesës prej madje 27 për qind.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus