Kryesore » 2012 » Maj » 7 » Nokia i quan të keqthurrura raportet për tabletë
4:07 PM
Nokia i quan të keqthurrura raportet për tabletë
Jorma Ollila, i cili është kryetar që do të largohet nga Nokia, kishte zbuluar në një intervistëqë ndërmarrja do të lëshonte një varg të tabletëve të rinj dhe modeleve "hibride” të celularëve smart. Sidoqoftë, ai nuk e tregoi kohën e saktë për këtë.
Një raport së fundi nga eWeek tregon se si Nokia nuk pranoi të komentonte për gjërat e thëna nga OlliLa dhe i quajti ato si të "keqstrukturuara”. Dalja e Nokias me tabletët që e përdorin sistemin operativ Windows nuk është ndonjë gjë e re. Lajmet që Nokia do të vijë me tabletët me Windows kanë qarkulluar tash e një kohë.Ollila tha, "Tabletët janë një [gjë] e rëndësishme, kështu që ajo është duke u vëzhguar dhe do të jenë hibride të ndryshme, të ndryshme nga fabrikat në të ardhmen.” Që nënkupton që ky është një mendim dhe jo një zbatim që tableti i Nokias i bazuar në Windows do të hapte rrugën e vet në treg në të ardhmen. Një zëdhënës nga Nokia reagoi ndaj këtij raporti duke deklaruar që komenti ishte i "keqstruktuar.” Dhe kjo ndërmarrje nuk dëshiron që këtë ta marrin si një lajmërim zyrtar, megjithëse Nokia është duke shikuar për së afërmi ekosistemin e tabletëve.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus