Kryesore » 2011 » Maj » 17 » Nokia eliminon markën Ovi!
7:51 PM
Nokia eliminon markën Ovi!
Nokia ka njoftuar se nuk do ta përdor më emrin "Ovi” për shërbimin e saj të aplikacioneve mobile.

Tani e tutje, ky shërbim do të quhet Nokia App Store, dhe aty do të mund të gjenden të gjitha shërbimet dhe aplikacionet për telefonat e këtij prodhuesi.

Me sa duket, Nokia është duke u munduar ta largojë imazhin e saj të vjetër, dhe në ndërkohë ta zhvillojë një të ri, me të cilin ajo shpreson të shesë më shumë telefona, e posaqërisht, më shumë telefona të mençur.

"Ne kemi vendosur që most a përdorim më emrin Ovi, dhe në vend të kësaj, t’i zëvendësojmë shërbimet tona me emrin Nokia. Duke e centralizuar identitetin e brendit tonë dhe shërbimeve tona me një emër të vetëm, ne do ta fuqizojmë edhe më shumë emrin e Nokia’s, dhe njëkohësisht do ta unifikojmë arkitekturën e brendit tonë me përvojën dhe mundësitë e pafundme që i ofron kompania jonë për konsumatorët e saj” thuhet në njoftimin zyrtar të kompanisë.

Sipas Nokia’s, ky është vetëm një ndryshim i emrit, ndërsa thuhet se kompania do të vazhdojë ta ketë planin e saj dinamik për prezantimin e modeleve të reja të telefonave.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus