Të dhënat e rrjedhura lidhur me familjen e telefonave Symbian Belle kanë zbuluar modelin e ri Zeta, me të cilin Nokia sipas gjasave do të sjellë një mënyrë të re të emërtimit përmes katër grupeve të emrave (Zeta, Helen, Cindy dhe Fate) dhe përdorimit të numrave treshifrorë (500, 600, 700, etj.).Specifikimet bashkë me fotografitë që rrodhën për modelin Zeta 700 zbulojnë që ky me siguri do të jetë i pari telefon Symbian me procesor 1 GHz, do të ketë ekran AMOLED 3,2” me rezolucion 640 x 360 pixelë, dhe kamerën me 5 megapixelë me blic me LED. Shtëpiza me dimensione 110 x 51 x 10 mm do të peshojë vetëm 80 g.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus