Kryesore » 2012 » Mars » 30 » Nga tani mund të keni edhe armiq në Facebook
2:01 PM
Nga tani mund të keni edhe armiq në Facebook
A jeni të lodhur nga aq shumë "pozitivizëm” në "Facebook”, ku secili shokë bënë "like” ndaj secilit dhe për gjithçka? Në faqet e rrjeteve shoqërore, siç është "Facebook”, shumica e përdoruesve presin që njerëzit tjerë t’u shfaqen si të lumtur, të suksesshëm dhe shoqëror, tregoi një hulumtim i zhvilluar kohë më parë. 
Miliona njerëz kërkuan "dislike-n”
Por Dean Terry, profesori në një kolegj, është lodhur, siç tha, nga sasia e madhe e pozitivitetit në "Facebook”, dhe kështu e bëri aplikacionin i cila u mundëson, sikur miqtë, në "Facebook” t’i përcaktoni dhe keni edhe armiqtë tuaj.
Siç shkruajnë mediet e huaja, prof. Terry konsideron që bota reale e marrëdhënieve ndër njerëzore është shumë më komplekse se sa që këtë e ofron dhe mundëson "Facebook”. Për shembull, më shumë se tre milionë njerëz janë paraqitur në faqen e "Facebook-ut” dhe të cilët kërkojnë të vendoset edhe "butoni” "dislike”. Nëse tani e kemi "like”, pse atëherë të mos keni edhe "dislike”, pyesin shumica, por "Facebook” e ndalon rreptësisht këtë fjalë në faqen e saj dhe për programorët e saj. 
Ngutuni nëse dëshironi ta keni
Megjithatë, "Facebook” nuk ka asnjë rregull që kanë të bëjnë me emërtimin e armiqve tanë, kështu që prof. Terry e bëri aplikacionin "EnemyGraph”, e cila u mundëson që të merrni cilëndo pjesë nga "Facebook”, personin, vendin, ngjarjen, aplikacionin tjetër..., dhe ta konsideroni armik. Ky aplikacion interesant po ashtu do t’u dërgoj raportet e caktuara, përkatësisht do t’ju lajmërojë secilin herë kur njëri nga miqtë tuaj bënë "like” (pëlqen) diçka nga armiqtë tuaj. Ky profesor që e bëri këtë aplikacion më parë ishte bërë i njohur për aplikacionin e cila u mundëson t’i shihni "tweet-it” e fshirë. Ai konsideron se aplikacionin "EnemyGraph” "Facebook” shumë shpejt do ta largojë, andaj ngutuni derisa ende mund të shkarkohet.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus