Kryesore » 2012 » Korrik » 3 » Nexus 7 shkelë patentat e Nokias?
2:52 PM
Nexus 7 shkelë patentat e Nokias?
Javën që shkoi, Google prezantoi tabletin e vet më të ri Nexus 7. Edhe pse pajisja e re nuk do të jetë në dispozicion deri kah mesi i muajit korrik, kjo gjë nuk e ka penguar gjigantin finlandez Nokia që të ngrejë akuza se ky tablet ka shkelur patentat e saj që kanë të bëjnë me teknologjinë Wi-Fi.Në një komunikatë për media, zëdhënësi i Nokia-s deklaroi se ata kanë më shumë se 40 licensa në portofolin e tyre të patentave standarde. Problemi është se as Google e as Asus nuk janë të licensuara për të përdorur këtë portofol patentash. Zëdhënësi gjithashtu tha se të gjithë ata që nuk posedojnë këtë licensë, thjeshtë duhet të nënshkruajnë për të, në mënyrë që t'i gëzojnë të drejtat përkatëse.Tableti 199 dollarësh i Google karakterizohet me një ekran IPS 7 inçësh, rezolucion 1280x800, procesor Quad-Core Tegra 3, 1GB RAM standard por përdoruesit mund të zgjedhin midis 8GB dhe 16GB. Pajisja do të shitet me versionin më të ri të sistemit operativ Android 4.1, Jelly Bean.Besohet se Nokia do të kërkojë që të paktën Google ose Asus të nënshkruajnë licensën në vend që kompania ta dërgoj rastin në gjykatë për shkelje të ligjit. Për momentin, Asus nuk ka dashur të komentojë lidhur me çështjen, njësoj siç ka bërë edhe Google.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus