Kryesore » 2012 » Dhjetor » 2 » Në shitje miun pa tela për luajtje Ouroboros
3:20 PM
Në shitje miun pa tela për luajtje Ouroboros
Razer ka plasuar në shitje miun pa tela për luajtje Ouroboros, i cili është prezantuar qysh në korrik të këtij viti. Miu ka dizajn simetrik me disa mundësi të caktuara modulare të cilat kanë të bëjnë me mbështetësit anësorë dhe gjatësinë e ndërrueshme të pjesës për pushimin e shuplakën e dorës, ashtu që secili shfrytëzues mund ta përshtatë miun sipas stilit të vet të luajtjes dhe madhësisë së shuplakës.
Sistemi i integruar 4G Dual Sensor System me dy senzorë (optik dhe laserik) ka rezolucion prej 8200 dpi, ndëras ka edhe 11 taste programabile Hyperesponse. Ouroboros në modin e punës pa tela reagon për 1 ms dhe me këtë shpejtësi është i pakrahasueshëm me minjtë klasikë me tela, ndërsa autonomia e baterisë AA është rreth 12 orë luajtje të pandërprerë – ky mi mund të vendoset edhe në dockun për mbushje të baterisë i cili vjen me të, dhe mund të shfrytëzohet edhe si mi me tel dhe të mbushet bateria gjatë përdorimit.Kablli me të cilin vjen ka gjatësi 2,1 metra, ndërsa për Ouroboros në Evropë duhet ndarë rrumbullak 129,99 euro.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus